Banesë në SHITJE – 2 dhoma gjumi – Fushë Kosovë
Banesa gjendet në Fushë Kosovë, Rr. ”Rexhep Mala”, ka sipërfaqe 75.86m2 kati i 3-të.
Objekti banesor posedon ashensor funksional, sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Ndodhet në një zonë të qetë, të përshtatshme për banim dhe afër ka të gjitha shërbimet e nevojshme.
Banesa ka këtë renditje: sallon-kuzhinë, dy dhoma gjumi, koridor, banjo dhe ballkon.
Çmimi 850€/m².
Me fletë poseduese, kontrata bëhet te noteri.