Banesë në SHITJE – 2 dhoma gjumi – Fushë Kosovë
Banesa gjendet në Fushë Kosovë, obj. ”Model Slovenia”, ka sipërfaqe 112m² kati i 4-të, është komplet e mobiluar mirë dhe organizuar me paisjet e nevojshme për banim.
Objekti banesor posedon ashensor funksional, sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Ndodhet në një zonë të qetë, të përshtatshme për banim dhe ka afër të gjitha shërbimet e nevojshme.
Banesa ka këtë renditje: sallon-kuzhinë, dy dhoma gjumi, koridor, depo, dy banjo dhe ballkon.
Me fletë poseduese, kontrata bëhet te noteri.