Shtëpi në shitje – Hajvali
Çmimi 240,000€
Shitet e mobiluar, dokumentacioni i kompletuar.
Me 5.1 ari oborr, ka sipërfaqe banimi 250m² dhe përbëhet nga dy kate.
Shtëpia gjendet në hyrje të Hajvalisë afër afër ”STEP Sport Center”, përballë Restorant ”ODA”, vetëm 50 metra prej rrugës kryesore.
STRUKTURA PËRBËRËSE: dy sallona, kuzhinë luksoze ”IMPERIAL” nga Ciao-Berto me të gjitha paisjet e kuzhinës të brendit ”BOSCH”, katër dhoma gjumi, dhomë e madhe 25m² nën-kulm, lavanderi & shpajz, dy banjo, garazhë, eventualisht për 2 vetura, shupë/depo për materiale e mjete pune, verandë për ndeja me miq, me skarë luksoze ”WEBER”, hapësirë sportive me tabelë ping-pongu, bunar me hidrofor.
TË RËNDËSISHME: porta hyrëse me dyer automatike ”BENINCA”, siguria: shtëpia e monitoruar 24 orë me kamera dhe sistem alarmi; dritaret me roletne të jashtme dhe të brendshme (sistem amerikan).
Compare listings
Compare