2 Shtëpi në shitje – Lagjja Marigona 2, Prishtinë
💰 Çmimi: 220,000€ (për secilën shtëpi)
Shiten vetëm së bashku (nuk ndahen).
📞 046 700 002 – 046 700 004
Në një nga lagjet më të bukura dhe më të qeta të Prishtinës, në lagjen Marigona 2 (rruga “Malo Gami”, rreth 70 metra nga Bau Marketi në Veternik), ofrohen për shitje dy shtëpi të ndërtuara para 14 viteve.
Shtëpitë ndodhen në një truall prej 4 ari, janë të bashkuara me njëra-tjetrën, kanë plan të njëjtë ndërtimi dhe janë të legalizuara.
Karakteristikat e pronës:
Sipërfaqe totale e ndërtimit: 627 m²
Kopsht: 170 m²
3 kate për secilën shtëpi
Kati përdhesë:
Sallon i madh i ditës
Kuzhinë
1 dhomë gjumi
Banjo
Depo
Kati i parë:
2 dhoma gjumi (njëra me kloset)
1 banjo
Dhomë për larjen dhe tharjen e rrobave
Kati i dytë:
1 dhomë (pune ose gjumi)
Tarracë e mbuluar rreth 75 m²
Karakteristika shtesë:
Ujë 24 orë (2 rezervuarë nga 1000 litra)
Nxemje qendrore me rrymë
Lokacion shumë i përshtatshëm dhe i qetë për banim familjar
Për më shumë oferta: https://proon-rks.com/
Compare listings
Compare