Banesë me qira në lagjen Pejton, në kompleksin banesor ”Nartel Center”, ka sipërfaqe 128m² kati i 9-të, posedon dy ashensor funksional.
Ndodhet në një zonë mjaft të frekuentuar me qasje direkte në qendër të qytetit dhe në afërsi të çdo shërbimi esencial për jetesë.
Mobilimi i kësaj banese është një kombinim i shkëlqyer i elegancës dhe komfortit, çdo detaj është përzgjedhur me kujdes për të krijuar një ambient të bukur dhe të këndshëm për banorët. Sistemin e ngrohjes qëndrore e ka me Vaillant.
Banesa ka këtë renditje: Qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, koridor, depo, banjo, tualet dhe terrasë.
Compare listings
Compare