Banesa gjendet në Rrugen B afër ”Royal Mall”, ka sipërfaqe 94m² kati i 5-të.
Banesa është e pa banuar më parë si dhe e mobiluar në tërësi dhe posedon kushte të mira banimi. Objekti banesor posedon 2 ashensorë funksional kurse sistemin e ngrohjes e ka me Termokos. Përparësi është se banesa posedon edhe garazh me hapësirë të mjaftueshme. Avantazh tjetër është lokacioni i pronës dhe qasja e lehtë për shërbimet e tjera që janë të nevojshme për banorët e lagjes.
Banesa ka këtë renditje: sallon-kuzhinë, dy dhoma gjumi, koridor, depo, dy banjo, ballkon dhe garazhë.