Shtëpi me qira dhe në shitje – Lagja Qëndresa – Veternik.
Me fletë poseduese, kontrata bëhet te Noteri!
Çmimi i qirasë mujore 1500€
Çmimi në shitje 450,000€
Shtëpia ka 4 ari truall dhe ka sipërfaqe banimi 450m² B+P+1 dhe nënkulmin.
Shtëpia gjendet në Veternik në Lagjen Qëndresa, karakterizohet me ndërtim cilësor, ndriçim të lartë natyral, ka orientim lindje – jug – perëndim dhe ka ngrohje qëndrore me pelet dhe kamin.
Shtëpia është tërësisht e mobiluar dhe ka organizim të mirëfilltë gjë që mundëson shfrytëzimin maksimal të saj duke e bërë të jetë shumë e përshtatshme për banim.
Shtëpia ka këtë renditje:
bodrumi: dy dhoma pune, banjo dhe garazhë,
kati përdhesë: sallon me kuzhinë dhe tryezari, dhomë gjumi, banjo dhe dy ballkona,
kati i parë: tri dhoma të fjetjes ( njëra me garderobë), dhomë pune, banjo dhe dy ballkona,
nënkulmi: dhomë pune dhe depo.
Compare listings
Compare