Shtëpi në shitje – Çagllavicë
Çmimi në shitje 250,000€
Shtëpia gjendet në Çagllavicë, ka sipërfaqe 254m², sistemin e ngrohjes me pompë termike në dysheme, dritare me tre gjama llovi, fasad ventiluese kombinim ku nuk vjetërsohet kurrë, banjo pllaka me sanitari të kualitetit shumë të lartë, dyshemeja parket, laminat, pllakë, shkallët të punuara me dru parket, sistemi smart home.
Shtëpia është me një shije unike dhe hapësirat e brendshme janë të gjitha funksionale dhe të shfrytëzueshme, krahas kësaj, ka një lokacion tejet të përshtatshëm, ofron qetësi për banorët.
Shtëpia ka këtë renditje:
- përdhesë: sallon, kuzhinë me tryezari, dhomë gjumi, koridor, banjo dhe ballkon,
- kati i 1-rë: tri dhoma gjumi me master bedroom dhe dy banjo.