Zyre me qira – Rruga C
Çmimi 650€
046 700 002 – 046 700 004
Ofrohet me qira banesa e shndërruar në zyrë moderne plotësisht e gatshme për punë, ideale për kompani apo ekipe deri në 5 persona. Mjafton të sillni laptopët dhe të filloni punën menjëherë.
📍 Lokacion shumë i favorshëm – Kompleksi Nura Group, Rruga C, me mundësi parkimi 1-2 vetura pa pagesë tek kompleksi sipas hapësirës së disponueshme. Banesa ka dalje direkte në Rrugën C (50metra), me çasje të lehtë në transportin publik (Urban 3C gjatë gjithë kohës).
Zyra gjindet në katin e parë dhe është e pajisur me:
5 tavolina elektrike moderne SENSE
5 karrige ergonomike SENSE
5 monitorë Samsung 27” Full HD me mbajtëse profesionale
5 Tastiera / mouse wireless
Zyrja përfshin gjithashtu:
-Kuzhinë funksionale, nje aparat / dispanser uji dhe frigorifer.
-Aparat kafe lavazza kapsul.
-Terasë për pushim / cigare
-Një dhomë shtesë që mund të përdoret për mbledhje ose konferenca, ose sipas kërkesës së klientit.
-1 Tualet
-Klimatizim Midea me shpenzime minimale të rrymes.
Zyrja është e dizajnuar në mënyrë profesionale me të gjitha paisjet më të reja dhe është shumë e përshtatshme për: Programerë Arkitektë / dizajnerë / video editing / Punë online / remote work / Kompani vendore ose të huaja
Shënim: 🔹 -Internet 500 Mb/s nga Artmotion dhe TV (i përfshirë në çmimin e qirasë deri në përfundim të kontrates).
-Qiramarrësi merr përgjegjësinë e ruajtjes së të gjitha aseteve dhe zyres në përgjithësi. Gjithçka është gati për përdorim të menjëhershëm me të gjitha kushtet.
Compare listings
Compare