Shtëpi me qira – Veternik (prapa Grand Store)
- 1,000€/muaj
Përshkrimi
Shtëpi me qira – Veternik (prapa Grand Store)
Çmimi: 1,000€/muaj
046 700 002 – 046 700 004
Shtëpia gjendet në Veternik Rr. ”Astrit Suli” – prapa Grand Store.
Pëbëhet nga 2 kate banimi me sipërfaqe totale prej 237 m² dhe ndodhet në një truall prej 500 m².
Shtëpia është e pajisur me sistem kondicionimi në sallon dhe në të gjitha dhomat e gjumit, si dhe ngrohje qëndrore me një burim energjie prej 28 kW.
E vendosur në një rrugë pa dalje, në një mjedis të qetë, shtëpia është afër disa vendndodhjeve të njohura si restoranti i famshëm ”Vela Fish”, një farmaci, furrë buke dhe dyqane ushqimore të ndryshme si ”Egzolinda” dhe ”Meridian”, kafene/restorane të tjera, si dhe ”Grand Store” dhe ”Albi Mall”.
Çasja në qendër të qytetit është shumë e lehtë, e ndihmuar nga linjat e autobusëve urban 10A dhe 10C. Stacionet e autobusëve janë vetëm 2 minuta larg nga shtëpia.
Organizimi:
- Kati I: sallon i gjerë me kuzhinë dhe tryezari, dhomë zyre, koridor, depo, banjo, dhomë lavanderie dhe dhomë për ngrohjen qëndrore.
- Kati II: dhomë gjumi kryesore me një dhomë garderobe dhe një banjo private, së bashku me 2 dhoma gjumi shtesë dhe një banjo tjetër. Secila dhomë gjumi ka dalje në ballkon.
Për më shumë oferta: https://proon-rks.com/
email: [email protected]
Adresa
-
Shteti/rajoni: Kosovë
-
Kodi postar: 10000
-
Zona: Veternik
Detajet
Updated on 5 Qershor, 2026 at 2:53 pm-
ID e pronës ProOn45060
-
Çmimi 1,000€/muaj
-
Madhësia e pronës 237 m²
-
Dhomat e gjumit 4
-
Sallon 1
-
Banjot 3
-
Lloji i pronës Shtëpi
-
Statusi i pronës Me Qira
